Një lajm i bujshëm i merkatos vjen nga Anglia. Sipas të përditshmes The Sun, Mario Balotelli është afër një akordi për tu rikthyer në Serie A dhe pikërisht tek Juventus.

Juventus me shumë mundësi nuk do të paguajë asgjë për sulmuesin të cilit i përfundon kontrata me 30 qershor të këtij viti. Sipas medias britanike, akordi është për 5 vite. Balotelli favorizohet nga marrëdhëniet shumë të mira të Juventusit me menaxherin e tij Mino Raiola, i cili ka dërguar më parë në Torino edhe Matuidi dhe Kean.

Pa harruar edhe operacionin e suksesshme për bardhezinjtë në shitjen e Pogba. Sipas the Sun, Balotelli do të shpërblehet mjaft mirë financiarisht dhe për më tepër do të ketë edhe një rol të rëndësishëm në ekip dhe nuk do të shërbejë si mbështetës i lojës së Higuain.

Edhe pse vetë lojtari konsiderohet si një nga armiqtë kryesorë të tifozërisë, drejtuesit e klubit e dinë se me disa ndeshje mira të tij, inati i ultrasve do të zbutej.

Tv Klan