Skuadra e anti-drogës në Livorno në bashkëpunim me policinë e Parmës kanë vënë nën pranga një bandë italo-shqiptare që qarkullonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme u bë identifikimi i trafikantëve ndërkombëtarë të drogës, anëtarë të bandës me banim në Livorno.

Agjentët e policisë në muajt e fundit kanë vëzhguar lëvizjet e tyre në Toscana dhe Emilia ndërkohë që pritet informacion i mëtejshëm mbi të arrestuarit./tvklan.al