Banka Botërore rrit vlerësimin për rritjen ekonomike

BB: Në 2017 rritja 3.8%, ulet parashikimi për vitin 2019

Banka Botërore ka rishikuar në kahun rritës vlerësimin për rritjen ekonomike në Shqipëri. Në raportin “Prosperiteti i ekonomisë globale”, banka thotë se në 2017-ën rritja ekonomike për vendin tonë do të jetë në nivelet 3.8%, 0.3% më e lartë se vlerësimi në Qershor, duke u barazuar kështu edhe pikëpamjet që ka vendosur në parashikimet e saj qeveria.

Edhe në parashikimin për 2018-ën, Banka Botërore ka rritur vlerësimet për rritjen e prodhimit kombëtar me 0.1%. Në vlerësimet e saj më të hershme Banka qëndronte strikte se 2018-ta nuk do të kalonte kufirin e rritjes mbi 3.5%, tashmë ajo e ka bërë 3.6, por sërish larg nga pritshmëritë që ka ekzekutivi me 4.1%.

Për këtë vit, Banka Botërore vlerëson se ekonomia globale do të ketë një përmirësim duke u përqendruar në dy degë: tregtia dhe investimet, për 2018-ën rritja e ekonomisë globale do të jetë 3.1%, ndërsa thotë se ekspansioni që vendosi në zhvillimin ekonomik të shumë shteteve rënia e çmimeve të naftës është drejt fundit.

Banka fut edhe Shqipërinë në listën e vendeve primare që janë eksportuese në sektorin e energjisë dhe thotë se efekti në këto vende nga ulja e çmimit solli rënie të investimeve, ndërsa disa përfituan nga çmimet e ulëta në sektorin e naftës për të shtuar prodhimin në sektorë të tjerë.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*