Shifrat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia në ekonomi ka nisur me rënie këtë vit. Por, ajo që bie në sy është rënia e kredisë jo vetëm me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me muajin paraardhës dhjetorin e 2015-ës.

Bashkë me shifrat e janarit, Banka e Shqipërisë ka publikuar edhe ecurinë e kredisë në ekonomi për muajin dhjetor të vitit  2015. Shifrat tregojnë për një ecuri të dobët të kreditimit përgjatë gjithë vitit që shkoi dhe kjo ka qenë e dukshme, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Përgjatë 12 muajve, kredia në ekonomi ka shënuar rënie në 8 muaj të vitit 2015, krahasuar me muajin 2014.

Si faktor kryesor të kësaj ecurie Banka e Shqipërisë ka renditur si mungesën e kërkesës për kredi nga ana e bizneseve, por edhe politikat e ndjekura nga bankat, të cilat kanë shtrënguar kriteret për të dhënë një kredi për shkak të nivelit të lartë te kredive me problem që zotërojnë në bilancet e tyre.

Tv Klan