17 miliardë lekë më pak kredi kanë dhënë bankat për bizneset vitin 2015 në krahësim me një vit më parë.

Pas publikimit të shifrave për totalin e kredisë në ekonomi për vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka publikuar të detajuara  statistikat e kredisë së dhënë  si për bizneset ashtu edhe për individët.

Shifrat tregojnë se në fund të vitit 2015 kredia e dhënë për bizneset nga bankat ishte afro  355 miliard lekë nga 372 që ishte dhënë në fund të vitit  2014, duke shënuar një rënie  me afro 4.4%.

Kjo tregon se shkak për rënien e kredisë nga bankat gjatë viti që shkoi është bërë rënie e kredisë  për bizneset pasi për individët situatë ka qënë më e favorshme dhe bankat janë treguar me dorëlëshuara.

Viti 2015 u mbyll me një rritje të kredisë së dhënë nga bankat për individët me afro 1.4 miliardë lekë ose 1% më shumë se viti 2014.

Banka e Shqipërisë thotë se shkak për frenimin e kredisë nga ana e bankave është niveli ende i lartë i kredive të pakthyera në banka, çka i bën këto të fundit të maten mirë përpara dhënies së kredisë.

Eksperiencën më të keqe bankat e kanë  nga  35 kompani të mëdha të cilat kanë afro 600 milionë  euro kredi të pakthyera ne banka. Shqetësimi për mungesën e kreditimit nga sektori bankar u ngrit ditë më parë edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i cili në një takim me bizneset dhe bankat u bëri  u bëri këtyre të fundit  që të lëshojnë dorën në kreditimin e bizneseve.

Nga ana tjetër bankat thonë se kërkesa e bizneseve për të marë kredi gjatë vitit që shkoi ka qenë shumë. Tendenca në rënie e kredisë për bizneset ka vijuar edhe në janar të këtij viti , ndërsa për individët ka qenë në rritje.

Tv Klan