Viti 2017-të ka rikthyer fitimin për bankat në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë, 16 grupet bankare në vendin tonë kanë fituar 32 milionë euro, duke rritur fitimin me 300% krahasuar me një vit më parë.

Peshën kryesore në të ardhurat e bankave e zë grupi i fitimeve që marrin nga interesi i kredive, të cilat kanë qenë të konsiderueshme në raport me shpenzimet që derdhin për interesat e depozitave.

Por në këtë periudhë, shkaku kryesor në rritjen e fitimit është ai që vjen nga komisionet bankare dhe shërbimi i kursit të këmbimit që ky biznes ofron për klientët. Këto dy shërbime i kanë sjellë gjithsej në tre muaj 17 milionë euro të ardhura.

Viti që shkoi shënoi një rënie me 40% të fitimit për sektorin bankar. Në total bankat fituan gjatë gjithë 2016-ës 67 milion euro, të cilat u konsideruan si fitime të pakta për këtë sektor./Tv Klan