BANKERS

Kompania Bankers Petroleum ka nisur dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga shpërthimi i pusit të naftës me 1 Prill në Marinëz. Kompania deklaroi se kompesimi i dëmeve për banorët e Marinzës bazohet në vlerësimin e kryer nga Komisioni i Vlerësimit të Dëmeve pranë pushtetit lokal.

Bankers po kompeson 66 familje të Marinzës, banesat e të cilave pësuan dëme të lehta, ndërsa 44 banesa pësuan dëme të mëdha. Veç dëmshpërblimit të banorëve, kompania kanadeze do të marrë me qira për një periudhë dy vjeçare tokën bujqësore që është prekur nga shpërthimi i pusit të naftës për të kryer procesin e pastrimit.

Bankers Petrolium njofton se do të vazhdojë të punojë me fshatin Marinëz dhe fshatrat më afër aktiviteteve duke investuar në komunitet për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Tv Klan