Kompania Bankers Petroleum ka mbështetur rikonstruksionin e ujësjellësit të fshatit Belinë në Fier, duke përmirësuar furnizimin me ujë për 2000 banoreve të kësaj zone. Investimi me vlerë 100 mijë dollarë do të sjellë furnizim të vazhdueshëm me ujë brenda normave të lejuara.

Zona ka patur probleme të mëdha me ujin e pijshëm, ku sasia që shkonte në shtëpitë e banorëve jo vetëm që ishte e pamjaftueshme, por edhe cilësia larg normave të lejuara. Banorët kryesisht furnizoheshin në mënyrë private përmes autobotëve.

Komuna Zharrëz i bëri një kërkesë kompanisë Bankers për t’i ardhur në ndihmë në lidhje me Rikonstruksionin e Linjës Kryesore të Ujësjellësit të fshatit Belinë. Fshati Belinë është pjesë e zonës ku Bankers operon dhe firma thotë se përmirësimi i jetesës se banoreve rreth saj është synimi kryesor i kompanisë.

Ky nuk është projekti i vetëm ku kompania ka investuar për furnizimin me ujë të banorëve. Më parë Bankers ka financuar edhe për rikonstruksionin e ujësjellësit të Marinzës dhe Kallmit te Madh./Tv Klan