reforma territorialePas banorëve të Himarës, zërave kundër ndarjes së re administrative-territoriale i janë bashkuar ata të Dukagjinit, të cilët i janë drejtuar me një peticion krerëve më të lartë të shtetit, nga Presidenti Nishani, Kryetari i Kuvendit Meta, Kryeministri Rama,  si dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Ata thonë se në variantin përfundimtar Dukagjini, që dikur kishte nën administrim 5 komuna, tashmë nuk ekziston si njësi administrative më vete.

Mohojnë të jenë dëgjuar nga ministri i pushtetit vendor, të cilit i kujtojnë se një dëgjesë me ta dhe marrje mendimi ja dikton neni 108 i kushtetutës.

Dhe kur bëhet fjalë për kriteret ligjore që duhet të ketë njëzonë për të qenë njësi administrative më vete ata thonë se Dukagjini i përmbush ato.

Kunder variantit të qeverisë për ndarjen me 61 bashki janë shprehur edhe 6 deputetë nga radhët e mazhorancës.

Ashpër deri me kërcënim për rishikim të pozicionit brenda koalicionit dhe protesta të banorëve të Himarës, harta e re u kundërshtua nga kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili u shpreh kundër bashkimit të Himarës me Vranishtin.

Andrea Marto, një tjetër deputet minoritar u shpreh hapur në komisonin e reformës administrative, ashtu si edhe deputetit tjetër Vangjel Tavo, që nuk pranon bashkimin e minoritetit grek me Bashkinë e Konispolit dhe Delvinën, duke e cilësuar shkelje të të drejtave të njeriut.

Votën kundër ndarjes territoriale e ka shprehur edhe deputeti socialist Parid Cara, në Facebook, i cili shprehet kundër versionit që i heq bashkisë së Kavajës nga administrimi komunën e Kryevidhit, që prej dekadash ka qënë pjesë e saj.

Pjerin Ndreu një tjetër deputet nga radhët e sociaslistëve i është bashkuar shqetësimit të kolegut të tij.

Edhe deputeti Mark Frroku e ka deklaruar haptazi votën kundër ndarjes së re, duke shprehur shqetësimin e banorëve të Shkodrës dhe pa kënaqësinë për mos përfshirjen e parties së tij në negociatat për reformën.

Nese këta 6 deputetë do të votojnë kundër, ashtu siç shprehen, 85 votat e mazhorancës për të kaluar reformën territoriale, tkurren në 79.

Por reforma mund të kalojë me votat e PDIU –së, e cila është shprehur pro variantit përfundimtar të Komisionit, që u miratua edhe në qeveri.

Tv Klan