protestaProjekti i qeverise maqedonase per devijimin e rrjedhes se lumit Radika ka mbledhur në një tubim edhe qytetarë të Peshkopisë e Dibrës së Madhe.

Ky projekt sipas organiozatorëve dëmton banorët e dy anëve të kufirit që e kanë lidhur jetën e tyre me ekosistemin natyror përfshi edhe lumin Radika.

Përfaqësues të pushtetit vendor të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe u kanë kërkuar qeverive të dy vendeve të mos ndërhyjne në rrjedhën e lumit dhe të bëjnë transparente çdo marrëveshje.

Organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave në rast se dy qeveritë nuk do të marrin parasysh shqetësimin e tyre.