Një derbi i pabesueshëm i Milanos i luajtur për herë të parë në orën 12:30 dhe që përfundoi në barazim 2 – 2 me një gol në minutën e 97′ i vendosur nga teknologjia, pasi topi u vërtetua se kishte kaluar vijën e portës.

Një derbi mes pronarësh kinezë në veçanti ata të Milan, që kishin ndeshjen debutuese. Të shumtë ishin ata në “San Siro” dhe qindra milionë ata që e ndiqnin në televizior në të gjithë botën.

Një Milan më i vrullshëm me Deulofeu e Suso, por ishin lojtarët e Inter që festuan të parët me golin e Candreva, që nuk i la kohë për reagim Donnarrumma.

Zikaltërit fituan besim dhe para pushimit mes dy pjesëve kapiteni Icardi shënoi përsëri. Në pjesën e dytë ishin futbollistët e Milan, të cilët u shfaqën më kërkues, ndërsa ata të Inter u përpoqën të shqetësonin me kundërsulme.

Në fillim Romagnoli befasoi mbrojtësit dhe portierin Handanovic me goditjen brenda zonës.

Ndërsa Zapata shmangu humbjen duke shënuar në shtesë, e cila u zgjat më shumë pas zëvendësimit të Bianbany dhe kartonit të Locatelli.

Një rezultat që nuk ndryshon asgjë në renditje dhe përfundoi me të njëjtin rezultat si në fazën e parë.

Tv Klan