derbi madrilen

Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës mes Real dhe Atletico ka përfunduar në barazim 1 – 1.

Sfida e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ka qenë më shumë emocione veçanërisht në pjesën e dytë ku edhe u shënuan golat.

James Rodrigez ka kaluar në avantazh fillimisht Real. Ky ishte goli i parë i sulmuesit kolumbian në një ndeshje zyrtare me Real Madrid.

Raul Garcia ka barazuar rezultatin pak minuta para fundit duke shtuar shpresat për të fituar trofeun e parë sezonal. Ndeshja e kthimit do të luhet të premten në ora 22:30 në stadiumin “Vicente Calderon”.

Real e ka fituar 9 herë Superkupën e Spanjës, ndërsa Atletico ka triumfuar vetëm një herë në vitin 1985. Kjo përballje paraprin nisjen e kampionatit spanjoll, që do të luajë ndeshjet e para këtë fundjavë.

Tv Klan