Përfundoi në një barazim dramatik ndeshja e javës se 20 mes Torinos dhe Milanit. Të zotet e shtëpisë e nisën me shumë vrull duke shënuar dy herë në mesin e pjesës së pare.

Me Belotti dhe Benassi, Torino pati mundësin të mbyllte ndeshjen por Ljaic humbi një 11-metërsh, që kishte vlerën e 3 pikëve.

Në pjesën e dyte ekipi i Montella e rriti lojën duke ngushtuar rezultatin me Bertolaccin. Barazimi u sigurua nga Bacca me një 11-metërsh.

Me gjithë përpjekjet kuqezinjtë nuk munden të arrinin golin e fitores. Ndërsa Torino humbi mundësinë për të justifikuar para tifozëve te saj skualifikimin nga kupa e Italisë në përballen e pak ditëve më parë pikërisht me Milanin./ TV KLAN