Barcelona e ka marrë seriozisht cështjen Coutinho pas largimit të Neymar. Katalanasit janë gati të paguajnë 120 milionë pound për lojtarin e Liverpool. E përditshmja Daily Star ka publikuar lajmin në siglën ekskluziv.

Edhe pse Jurgen Klopp vazhdon të mbajë fort brazilianin, mediat britanike shkruajnë se Coutinho do të jetë vetëm njëri prej futbollistëve të rinj që do t’i bashkohen Barcelonës. 120 milionë pound janë gati, 30 më shumë nga oferta e fundit.

Ekipi spanjoll duket se do ti shpenzojë të gjitha çfarë fitoi nga Neymar, pasi raportohet se ka gati edhe 70 milionë të tjera për Dembele nga Borussia Dortmund. Ky i fundit kërkohet edhe nga tre skuadrat më të mëdha të Londrës, Arcsenal, Tottenham dhe Chelsea. TV KLAN