Barcelona dhe Lionel Messi kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbajë argjentinasin në klubin katalan deri në 30 qershor të vitit 2021.

Marrëveshja do të firmoset në javët e ardhshme sapo Messi të kthehet nga pushimet.

Klubi katalan ka shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së re me futbollistin që e konsideron më të mirin në histori. Messi vlerësohet nga Barcelona pasi ka kaluar të gjithë karrierën si profesionist në këtë ekip të cilin e ka çuar drejt sukseseve më të mëdha të futbollit.

Argjentinasi iu bashkua Barçës në vitin 2000 kur ishte ende 13-vjeçare. Pasi shfaqi talentin në kategoritë e të rinjve debutoi me skuadrën e parë në moshën 16-vjeçare në një miqësore ndaj Portos, e më pas në kampionat ndaj Espanyol. Goli i parë erdhi ndaj Albacete në Camp Nou.

Me ekipin e parë ai ka kaluar 13 vjet dhe me kontratën e re do të mbetet në Barcelonë edhe për 4 vite të tjerë. 5 herë fitues i Topit të Artë, Messi ka edhe një numër shumë të madh trofesh në kampionatin spanjoll. 

507 gola ka shënuar në 583 ndeshje duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.

/Tv Klan