Pasi ka marrë një JO thuajse përfundimtare nga Liverpool për sulmuesin Coutinho, Barcelona është hedhur me të dyja këmbët në sulm për të siguruar nga Borussia Dortmund, Dembele.

Dortmund njoftoi se refuzoi ofertën e parë nga Barcelona prej 110 milionë eurosh për lojtarin, me argumentin se shuma nuk korrespondon me aftësitë e jashtëzakonshme futbollistike të lojtarit.

Në ofensivë për të marrë Dembele është edhe Real Madrid dhe vetëm ky fakt e rrit çmimin që duhet paguar për të siguruar çertifikatën ndërkombëtare të transferimit të lojtarit.

Në këtë mënyrë Barcelona mund të rrisë ofertën në 140 milionë.

Duket një shpenzim i madh por pas lëvizjes së Neymar tek PSG, tashmë asgjë nuk është e pamundur. TV KLAN