Kur urimet për kualifikimin vijnë pikërisht nga skuadra që u skualifikua e cila pretendonte edhe finalen, Juventus shpreson ta shohë veten në finalet e Champions League. Me një postim në profilin zyrtar në Twitter, Barcelona uroi mbrëmjen e djeshme Juven për kualifikimin në gjysmëfinale.

Përballje e fortë dhe rezultat i drejtë. Loja e katalanëve dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin 3-0 të përballjes së parë u vlerësuan më së shumti nga tifozët që kishin  mbushur Kamp Nou.

Nuk ishte parë ndonjë herë që tifozët e barcës të reagonin në këtë mënyrë ndaj një skualifikimi.

Rezultati 0-0, dhe administri i i lojës nxori fitues italianët që tashme shihen si favoritët për të fituar këtë edicion të champiuons.

Dy gazetat sportive katalane “Mundo Deportivo” dhe “Sport” kanë dalë me të njëjtin titull. “Lamtumirë me krenari”, duke vlerësuar lojën e Barcelonës dhe më së shumti atë të Juventusit që e skualifikoi.

Në ndeshjen tjetër, Monako nuk e pati të vështirë të thyente sërish gjermanët e Dortmundit. 3-1 ishte rezultati final i ndeshjes së kthimit që çon ekipin e principatës në gjysmëfinale.

Shorti për këtë fazë do të hidhet mesditën e së premtes në Nyon të Zvicrës.

Tv Klan