Barcelona dhe Atletico Madrid nuk dështojnë në ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Mbretit duke i fituar ato.

Skuadra katalanase mundi 1 – 0 Real Sociedad. Vetëm një gol me 11-metërsh nga Neymar përcaktoi fitoren e parë pas 10 vitesh në stadiumin “Anoeta”. Në pjesën e dytë nuk pati raste të pastra shënimi për të dy ekipet.

Një fitore e lehtë për Atletico Madrid, 3 – 0 me Eibar në stadiumin “Vincente Calderon”. Griezmann, Correa dhe Gameiro ishin shënuesit në këtë përballje. Mesfushori shqiptar Keidi Bare qëndroi në stol.

19-vjeçari po grumbullohet rregullisht nga Diego Simeone, ndërsa pak ditë më parë debutoi me Atletico Madrid në Kupën e Mbretit. Takimet e kthimit do të luhen javën e ardhshme./Tv Klan