Atletiko Madridit është jashtë garës për titullin pas humbjes 2 – 1 me Levanten.

Mundësi për ta fituar kanë Barcelona dhe Reali që triumfuan sfidat e javës së parafundit në La Liga.

Barça fitoi thellë 5 – 0 derbin me Espanjolin.

Reali Madridit mundi 3 – 2 Valencian duke qëndruar 1 pikë pas Barcelonës.

Çështja e titullit do të vendoset kështu në javën e fundit të kampionatit spanjoll.

Barcelona do të luajë në fushën e Granadës, ndërsa Reali do të përballet me Deportivon në La Korunja.

Tv Klan