Barcelona e nisi me disfatë 2017. Skuadra katalnase u mund 2 – 1 nga Athletic Bilbao në takimin e parë të 1/8 të Kupës së Mbretit e zhvilluar mbrëmë. Një sfidë ku ekipi bask befasoi me dy gola brenda 3 minutave lojë. Aduriz e Williams i hapën rrugën fitores së Bilbao.

Në fundin e pjesës së parë lojtarët e Barcelona pretenduan një 11-metrësh, por nuk e mendoi njëlloj gjytqtari. Messi shkurtoi diferencën në minutën e 52’. Loja u ashpërsua gjatë pjesës së dytë dhe Athletic Bilbao luajti me 9 futbollistë për disa minuta për shkak të kartonëve të marrë nga Raul Garcia e Iturraspe. Messi iu afrua golit të barazimit në çastet e fundit duke goditur shtyllën. Ndeshja e kthimit që do të përcaktojë ekipin cerekfinalist do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Camp Nou”.

Tv Klan