Barcelona e Real Madrid vijojnë garën drejt trofeut duke fituar me rezultate të thellë takimet e javës së 34-t në La Liga.

Në “Camp Nou” që përshëndeti Lionel Messi për 500 golat e shënuar me fanellën katalanase, Barcelona fitoi 7 – 1 me Osasunan, që zbriti një kategori më poshtë.

Sulmuesi argjentinas shtoi edhe 2 gola të tjerë në karrierën e tij në këtë sfidë. Trajneri Luis Enrique la në stol Suarez e Iniesta, ndërsa Neymar mungonte për shkak të pezullimit.

Nuk mbetet pas edhe Real Madridi që mundi me rezultatin 6 – 2 Deportivo La Corunan. Zinedine Zidane la pushim shumë titullarë, madje Cristiano Ronaldo nuk ishte as në stol. Real është në të njëjtën kuotë pikësh me Barcelonën, por me një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.

Tv Klan