Barcelona fitoi derbin me Espanjolin duke u afruar me Real Madridin, që nuk e zhvilloi ndeshjen e radhës, pasi luajti në botërorin e klubeve. Ekipi i Luis Enrikes fitoi me rezultatin 4 – 1 me rivalët e qytetit në javën e 16 të La Ligas. Suarez realizoi 2 gola, ndërsa Mesi e Zhordi Alba nga një.

David Lopez shënoi të vetmin gol për Espanjolin, që nuk fion një derbi në kampionat prej thuasje 8 vitesh. Diferenca në renditje mes Real Madridit dhe Barcelonës është 3 pikë.

Tv Klan