Një mbrëmje plot emocione ishte ajo në International Champions Cup. Skuadrat më të mira Europiane ishin në fushë në turneun që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neymar është sërish ai që vendos fitoren e Barcelona.

Kësaj here ishte Manchester United që e pësoi duke e humbur sfidën 1 – 0. Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur në Merilend u shënua nga braziliani në minutën e 31’ duke bërë që Barcelona të mos njohë rivalë. Real Madrid duket që nuk është ende i kolauduar. Skuadra e Zindine Zidane pësoi një tjetër humbje në miqësoren e luajtur në Los Anxheles.

Manchester City e mundi me rezultatin 4 – 1. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me lojtarët madrilenë që realizuan në kohën shtesë. Juventus mundi 3 – 2 Paris Saint Germain në sfidën e dytë të turneut miqësor. Ekipin italian u shpëtua nga Marchisio, i cili realizoi edhe golin që vendosi fitoren në përballjen e luajtur në Majemi. Ky sukses është i pari për Juventus në përgatitjet që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. TV KLAN