Barcelona nuk kursen as Girona duke e mundur 3 – 0. Një sukses që forcon pozitat e katalanasve në vendin e parë në La Liga. Autogolat i hapën rrugën suksesit të Barcelona, ndërsa për golin e fundit mendoi Luis Suarez.

Real Madrid fitoi me vështirësi 2 – 1 sfidën me Alaves, ekipi që nga java e ardhshme do të ketë trajner Gianni De Biasi. Një sfidë e bukur me raste në të dy portat natyrisht më të shumta për madrilenët.

Suksesi i Real u vendos nga golat e Ceballos, ndërsa Critiano Ronaldo goditi shtyllat. Për Alaves që mbetet ende pa pikë gëzoi tifozët me golin e parë në këtë kampionat. Atletico Madrid arriti një tjetër fitore në stadiumin e ri. Carrasco e Griezmann shënuan golat e triumfit 2 – 0 me një skuadër rivale si Sevilla.

Tv Klan