Pas 29 ndeshjesh të luajtura Barcelona për herë të parë provon shijen e hidhur të humbjes. Në çerekfinalen e parë të kupës së mbretit, Barça u përball në derbi me Espanyol që ishte përgatitur mirë për këtë takim.

Fjala kyçe që karakterizoi lojën e Barcelonës ishte: “

Nëse nuk shënon, do të pësosh”.

Blaugranët gabuan shumë para portës kundërshtare madje Messi gaboi edhe një 11-metërsh në minutën e 62 që do t’i kishte dhënë një rrjedhë tjetër takimit.

Merita i takon edhe portierit të Espanyol që priti goditjen e argjentinasit. Dy minuta nga përfundimi i takimit këmbëngulja e lojtarëve të Espanyol solli edhe golin e fitores. Kualifikimi do të varet nga ndeshja e kthimit në Kamp Nou, ku Epsnyol do të përpiqet të ruajë rezultatin e ndeshjes së parë.

Për kupën e mbretit Valencia fitoi ndaj Alaves 2-1, ndërsa Atletico Madrid humbi me Sevilla. Sot në mbrëmje në 21:30 do të luhet derbi tjetër për çerekfinalet e kupës mes Leganes dhe – Real Madrid.

Tv Klan