Pasi ka parë paraqitjet e tij, lojën që po zhvillon me fanellën e Milanit dhe peshën që ka marrë në skuadër, Barcelona konfirmon qëllimin për të rikthyen në Spanjë Gerard Deulofeun.

Drejtori sportiv i klubit spanjoll, Roberto Fernandez ka pranuar për një radio vendase se sulmuesi tashmë është gati të veshë fanellën e Barcelonës. Deulofeu luan tek Milan si i huazuar nga Everton por një akord i mëparshëm i anglezëve me Barcelonën pritet ta kthejë atë në klubin që e formoi si futbollist.

Deulofeu është një opsion i qartë për të ardhmen. Ai është gati, ka thënë drejtori sportiv.

Mendohet se katalanët do të mbështeten mbi të drejtën e riblerjes së lojtarit duke paguar 12 milionë euro Evertonit brenda 30 qershorit.

Gjithsesi italianët e Milanit mundet që ende të shpresojnë pasi fjala e fundit i mbetet vetë futbollistit, i cili nëse ndihet mirë në Serie A edhe mund ta refuzojë kthimin në klubin mëmë.

Tv Klan