Pas lamtumirës së Neymar, vendi bosh i mbetur në formacionin e Barcelo9nës duhet të plotësohet. Objektivi numër 1, i katalanasve, Phelipe Coutinho, duket se po sfumohet pas shumë refuzimeve të Liverpool.

“The Reds” në Angli kanë kthyer edhe ofertën e 150 milionëve nga Spanja.  

Nuk i mjaftoi blerja rekord e Ousmane Dembele, sulmi i Barcelonës në pak orët e mbetura të merkatos së verës drejtohet drejt Italisë, pikërisht në Torino.

Sipas “Mundo Deportivo” Barcelona ka bërë gati ofertën për Paulo Dybala të Juventusit. Nëse deri në minutën e fundit të afatit të merkatos nuk gjendet akordi për Coutinho, argjentinasi është alternativa më e mundshme bashkë me Antoine Griezman në vend të dytë të objektivave.

Barça ka qenë dy herë pranë blerjes së Dybala. Operacioni është i vështirë por veçanërisht në 24 orët e fundit të merkatos asgjë nuk është e pamundur, aq më tepër që Barcelonës paratë nuk i mungojnë./Tv Klan