barcaBarcelona është shkëputur 5 pikë nga ndjekësit pas fitores 2 – 0 në derbin me Espanyol. Golat janë shënuar nga Neymar dhe Messi. Me këtë fitore katalanasit janë më të sigurtë në rrugën drejt titullit në pritje të përballjes së Real Madrid me Celta Vigo.

Fitore për ekipin tjetër madrilen, Ateltico, që ka mundur Elche me rezultatin 3 – 0. Protagonist në këtë takim ka qenë francezi Griezmann, autor i 2 prej golave.

La Liga do të luajë takime të tjera ditën e dielë kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund.

Tv Klan