Barcelona pati një ndalesë në garën për titullin duke humbur 2 – 1 takimin e së dielës, në fushën e Deportivo La Coruna. Një ndalesë që nuk duhej pas përmbysjes titanike në Champions League me Paris Saint Germain.

Sportivet katalanase vendosin në dukje se ekipi u ndëshkua nga gabimet e mbrojtjes. Goli i Suarez nuk ishte i mjaftueshëm. Disfatën e Barcelona e shfrytëzoi Real Madrid që fitoi 2 – 1 me përmbysje takimin me Betis.

Vendosi kapiteni Ramos, i cili shënoi golin e suksesit pak minuta para fundit. Real Madrid është në krye 2 pikë lrag nga Barcelona dhe me një ndeshje për të luajtur.

El Clasico i fazës së dytë nuk është zhvilluar ende një nga takimet e rëndësishme për të përcaktuar titullin kampion, ndërsa Real më parë duhet të luajë edhe derbin me Atletico. La Liga ka ende edhe 11 javë për të zhvilluar në një sezon me disa ndalesa të pretendentëve./ TV KLAN