Barcelona përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë me Athletic Bilbao dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase fitoi ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” me rezultatin 3 – 1, ndërsa në “San Mames” ekipi bask fitoi 2 – 1.

Megjithatë nuk ishte një ndeshje e lehtë për Barcelona përballë një kundërshtari të fortë si Bilbao. I pari që shënoi ishte Suarez, i cili realizoi një gol të përkryer, falë edhe pasimit të Neymar. Ky ishte goli i 100 me fanellën e Barçës në 120 takime të zhvilluara për uruguajianin.

Në pjesën e dytë ishte braziliani që realizoi. Neymar shënoi me 11-metrësh. Pak minuta më vonë Athletic Bilbao realizoi golin e shpresës Saborit. Shpëtimtari i Barcelona ishte Messi. Argjentinasi vendosi fatin takimit në minutën e 78’. Argjentinasi shënoi nga goditje dënimi. Barcelona është në pritje të rivalit në fazën çerekfinale.

Tv Klan