Barcelona fitoi 4-0 transfertën e Eibarit. Luis Suarez, Neymar dhe Lionel Messi e bënë më të thjeshtë ndeshjen e blaugranave që kaluan në avantazh në minutën e 31 me Denis Suarez, i cili goditi nga kufiri i zonës së rreptësisë.

5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë pas një kombinimi me Luis Suarez Messi shënoi golin e dytë. 18 minuta më vonë ishte sërish radha e uruguajanit të shënonte.

Ndeshja u mbyll me golin e 4 nga Neymar Da Silva. Barcelona mbetet 5 pikë larg realit.

Athletic Bilbao dhe Atletico Madrid ndanë nga 1 pikë në një ndeshje me shumë spektakël ku u shënuan edhe 4 gola. Një gol i shpejtë i Koke i dha avantazhin fillestar Madrilenëve.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Leuke barazoi për vendasit. Bilbao kaloi përkohësisht në avantazh në minutën e 56 me de Marcos. Atletico madrid u shpëtua nga Antoine Griezmann, 10 minuta para përfundimit të takimit.

Sevilla fitoi 3-4 me Osasunan.

Primera divizion kryesohet nga Real Madrid me 43 pikë, Sevilla ndjek me 42 dhe Barcelona në të tretin me 41 pikë.

La Liga Java 19

Eibar 0 – 4 Barcelona

Real Sociedad 1 – 0 Celta de Vigo

Real Betis 0 – 0 Sporting Gijón

Athletic Club 2 – 2 Atlético Madrid

Osasuna 3 – 4 Sevilla

La Liga Renditja

1- Real Madrid 43

2 -Sevilla 42

3 -Barcelona 41

4 -Atlético Madrid 35

5 -Real Sociedad 35

6 -Villarreal 31  /// TV KLAN