Barcelona dhe Neymar janë në luftë totale. Largimi i futbollistit nga dera e pasme, duke përdorur klauzolën e shitjes për të shkuar tek PSG, shkaktoi prishjen e mardhënieve mes dy palëve në mënyrë përfundimtare.

Në një deklaratë të saj, Barcelona ka qëllimin t’i kërkojë futbollistit dëmshpërblim për prishjen e njëanshme të kontratës. Drejtuesit e klubit kërkojnë që Neymar të kthejë 8.5 milionë euro si dhe 10% në formë kamate.

Pak kohë para se të largohej nga Barcelona, Neymar rinovoi kontratën që mendohet se do t’i sillte jo më pak se 30 milionë euro përfitim.

Në kërkesën e saj ndaj gjykatës, Barcelona shkruan se nëse Neymar nuk paguan shumën e kërkuar, atëherë këtë duhet ta bëjë PSG.

Klubi francez është shprehur i habitur për kërkesat e Barcelonës dhe komunikon se kanë vepruar në respekt të ligjeve dhe kontratave.

Kërkesa e katalanasve i është bërë e ditur edhe Federatës Spanjolle, në mënyrë që kjo e fundit të ndërmarrë masa me federatën fraceze si dhe FIFA.

Barcelona i ka ndërmarrë këto veprime në mbrojtje të interesave të saj, pas prishjes së njëanshme të kontratës nga ana e Neymar, pak muaj pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2021.

Në rrjetet sociale u publikuan foto të Neymar me disa prej futbollistëve më të mirë të Barcelonës. Batutat dhe shakatë mes tyre u interpretuan si një kritikë e futbollistëve ndaj drejtusve të klubit.

TV KLAN