Barcelona vazhdon të ruajë kryesimin e Primera Division edhe pas barazimit 1-1 me Atletico Madrid. Goli i vendasve me Saul u barazua nga ai i Luis Suarez në minutën e 82. 

Ky barazim favorizon Real Madridin që u afrua me vendin e parë pas fitores 2-1 ndaj Getafe. Ronaldo realizoi në minutën e 85 duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Ky ishte goli i parë i portugezit në këtë sezon të kampionatit spanjoll./Tv Klan