Merkato e janarit është mbyllur, por planet për atë të verës nuk mungojnë. Barcelona pritet të jetë aktive në merkaton e radhës.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” në alternativat që rreshton përmend edhe emrin e Elseid Hysajt për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Gazeta e nxjerr në pah aftësitë shumë të mira mbrojtëse dhe ato në ndihmë të sulmit të shqiptarit, por e cilëson si jo mjaftueshëm të aftë teknikisht për Barcelona. Nuk ka asnjë ofertë, pasi këtë e ka pranuar edhe menaxheri i Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i Kombëtares është i përqendruar te Napoli dhe përpara ka sfidën e Champions League me Real Madrid. Kohët e fundit Elseid Hysaj është kritikuar për paraqitjet e tij.

Në Itali sipas shkrimit të “Mundo Deportivo” është edhe 19-vjeçari Pol Lirola, i huazuar te Sassuolo, por kartoni i tij zotërohet nga Juventus. / TV KLAN