Barcelona bën goditjen e madhe të kësaj merkatoje.

Dembele’ është afrimi i fundit te katalanasit, duke firmosur për 5 vitet e ardhshëm.

Për ta marrë nga Dortmund janë shpenzuar 105 milionë euro, ndërsa më shumë se 40 milionë euro mund të vijnë si bonus në bazë të paraqitjeve të 20-vjeçarit.

Klauzola e tij pritet të jetë 400 milionë euro sipas asaj që shkruhet në media. Barcelona bëri zyrtare, ndërsa të dielën pritet që francezi të kryejë kontrollet mjekësore./Tv Klan