Lulzim Basha u shfaq në një konferencë për shtyp për të njoftuar se Partia Demokratike do të votojë Reformën në Drejtësi, sipas një zgjidhje të ofruar nga Komisioneri për Zgjerimin Jonanes Hahn. Zgjidhja , tha kreu i opozitës u jep ndërkombëtarëve vetëm rol rekomandues dhe aspak vendimarrës në procesin e vetting-ut, bazuar sipas tij, në propozimin hibrid të zonjës Nuland.

Edhe për çështjen tjetër atë të seleksionimit të kandidaturave, zgjidhja e ofruar duket se i ka kënaqur demokratët, pasi siç tha Basha është në përputhje me variantin Hibrid të propozuar nga ndihmës sekretarja Nuland dhe bazohet mbi opinionin e Komisionit të Venecias.

Ndaj dhe séanca e së enjtes e gjen opozitën me votat pro draftit të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Basha u shpreh se nga beteja me kushtetueshmërinë dhe standartet ndërkombëtare fituan shqiptarët. Vota pro Reformës në Drejtësi, sipas tij, nuk mund të mbulojë problemet e mëdha që ai thotë se ndajnë Partinë Demokratike me qeverinë.

Tv Klan