Pak ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare Lulzim Basha paralajmëroi nga Kukësi këdo që tenton të bëjë presion apo blejë votat e shqiptarëve në 25 qershor. Një mesazh të drejtpërdrejtë i përcolli edhe kandidatit socialist në këtë zonë, Safet Gjici.

Ndëshkoni me votë Safet Gjicin, grabitqarin që ka grabitur djersën tuaj. Për çdo akt të votës së shitblerjes ju pret burgu i pamëshirshëm. Paralajmëroj se do të goditesh me forcën e hekurt të ligjit. Hiqni duart nga vota e kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve, asgjë nuk e ndal fitoren tonë ditën e dielë. Ju garantoj këtu, se ju pret burgu e do goditeni me forcën e ligjit, ndaj hiqni duart nga votat

”, tha Basha.

Banorëve të Kukësit, Hasit e Tropojës u kërkoi që të dielën të ndëshkojnë me votë Kryeministrin Rama për premtimet e pambajtura. “Niseni me zero deputetë për të, me 3 deputetë për Republikën e Re. Katër vite mashtrime, zero investime, prandaj edhe ju përcilleni me zero nga Kukësi. Njeri pa plan, pa interes.

Zero vende pune, zero subvencione për qarkun e Kukësit nga Rilindja ndaj duhet ta nxirrni me zero deputetë. Keni një arsye të fortë për të dërguar tre deputetë të Republikës së Re në Parlament”, theksoi kreu i demokratëve. Akuzave në adresë të kryeministrit Rama i’u rikthye edhe në mitingun përmbyllës të Lezhës. “Ku e ke planin Rama, pse s’erdhe në debat, pse ke dalë në fushatë me dokrra hini”, u shpreh ai.

Ndërsa nga Shkodra, Basha hodhi akuza ndaj dy ish- aleatëve të vjetër. “

Ja ku vijnë pas katër vitesh si klounë cirku, si palaço estradash, njëri flet për drogë e tjetri për tepsi, a thua se nuk qeverisën keta katër vjet, a thua se nuk ishin këta që na qeverisën per 4 vite, që sollën qindra e mijëra të zeza, Rama e Meta flasin si kryetare të opozitës por ishin bashkëkryetar të qeverisjes së mashtrimeve”,

tha Lulzim Basha.

Më herët planin e tij ekonomik për taksa të ulëta, hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e pagave e pensioneve, Basha e ndau edhe me banorë e përfaqësues të biznesit në Rrëshen, Rrubik dhe Mamurras. TV KLAN

Tv Klan