BashaNë ditën kur në Kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet buxheti i vitit 2015, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Facebook, shkruan se ky do të jetë buxheti që do të varfërojë shqiptarët.

Kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarve.

Ata që varfëruan njerëzit, futën ekonominë në krizë nuk kanë legjitimitetin t’ju rrisin shqiptarve taksat.

Më tej Basha thotë se “Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkëmbje. Do godasë punëdhënësit.

Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Eshte krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë me vete.

Një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, Partia Demokratike prezantoi  31 amendamente, përmes këtyre të cilave synohet ulja e barrës fiskale, heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe mallrat jetike, rivendosjen e taksës së sheshtë, anullimin e taksës së qarkullimit, shtim në fondin e pagave për punonjësit e administratës me 1 miliard lekë në buxhet, ulje të tatimit mbi të ardhurat personale dhe  uljen e borxhit publik.

Tv Klan