“Drejtuesit e kupolës së policisë do të vëzhgohen, çdo veprim i policisë do të filmohet nga toka dhe ajri”,

kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Duke foluar nga çadra e opozitës, ai paralajmëroi dënime penale për këdo që do të pengojë protestën e opozitës.

Teksa premtoi një protestë madhështore, Basha i ktheu përgjigje edhe Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ky tubim do të jetë paqësor. Sipas kreut të opozitës, dhunë nuk ka patur dhe nuk ka për të pasur.

Ndërsa sa i përket mos dhënies së lejes nga Policia e Shtetit, Basha tha se për protesta paqësore, nuk ka nevojë për leje, mjafton që policia të njoftohet./tvklan.al