Opozita ka paralajmëruar bllokimin e seancës plenare edhe ditën e nesërme duke mos lejuar vijimin normal të parlamentit, deri në largimin e ministrit të Brendshëm.

Në mbledhjen e grupit, demokratët kanë vijuar akuzat në adresë të ministrit Fatmir Xhafaj, që sipas selisë blu i ka garantuar mbrojtje vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar për trafik droge në Itali.

Mësohet se Basha ka kërkuar nga deputetët, strukturat e partisë dhe të rinjtë e FRPD-së që të nisin të enjten dhe të premten nga puna derë më derë për protestën e së shtunës, duke shpërndarë edhe fletëpalosjen, në të cilën janë vendosur disa nga zyrtarët e lartë të PS-së, të vënë nën akuzë nga opozita për lidhje me krimin e drogën.

Të njëjtin angazhim Basha mësohet se ka kërkuar edhe nga krerët e degëve në një takim pas mbledhjes së grupit. Ndërkaq gjatë paradites opozita ka vijuar me bllokimin e komisioneve parlamentare.

Tv Klan