Lulzim Basha dhe rezultati i tij në zgjedhje kanë vërtetuar edhe këtë herë një rregullsi, që për konçidencë, ndodh prej afro 16 vitesh në Opinion. Mungesa e tij në studion e së enjtes, për arsye të axhendës mediatike të përcaktuar nga vetë ai, e ka bërë atë, politikanin e pestë që humb zgjedhjet pasi mungon në mbylljen e fushatës në Opinion. Kjo koinçidencë që po vërtetohet në çdo zgjedhje ka qenë gati një mallkim për politikanët kryesore konkurrues në zgjedhjet e përgjithshme.

Në zgjedhjet e 2001 ishte Fatos Nano që nuk u paraqit në studio e Opinion në garën post zgjedhore për kryeministrin e PS. Ai humbi përballë Metës që ishte intervistuar i fundit.

Në zgjedhjet e Përgjithshme të 2005 ishte sërish Fatos Nano që refuzoi të vinte në emision, duke humbur përballë Berishës që kishte kryer detyrimin e tij ndaj shikuesve. Nano i humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen.

Në zgjedhjet e Përgjithshme të 2009 ishte Edi Rama, Kreu i PS që refuzoi pjesëmarrjen dhe i humbi zgjedhjet sërish, kundrejt Berishës, që mori 70 mandate.

Në zgjedhjet e 2013 ishte Sali Berisha që refuzoi studion dhe humbi përballë Ramës dhe Metës që kishin qenë të dy në studio njëri pas tjetrit. Edhe Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD.

Në 2017 ishte Lulzim Basha që për arsye të axhendës së tij nuk u shfaq dot të enjten në studion e Opinion, duke ja lënë të gjithë kohën televizive Ramës. Edhe Basha i humbi zgjedhjet me një rezultat të thellë.

Koiçidencë e çuditshme, por e vërtetë kjo e raportit mes emisionit Opinion dhe politikanëve të rëndësishëm në vend.

/Opinion.al