Edhe pse jo zyrtarisht, Lulzim Basha e nisi nga kafeneja e Partisë Demokratike fushatën për t’u rikonfirmuar si kryetar i saj.

Aty takoi rivalin e parë në garë, Eduard Selami.

I shtrëngoi dorën, ndërsa interesit të medias për gjithë kritikat e ashpra që i kanë adresuar themelues e figura të Partisë Demokratike, refuzoi t’u përgjigjet.

Rivali i tij më i fortë në këtë garë, Eduard Selami, që kërkon të përfaqësojë një rrymë kundërshtare të Bashës, por të moderuar, tha se i kishte kërkuar Lulzim Bashës shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe se dorëheqjen e tij e sheh garanci për një garë të ndershme e të barabartë, por sqaroi se do të ishte në garë edhe pse këto kërkesa nuk i janë plotësuar.

Në garë me Bashën e Selamin do të jenë edhe dy kandidatë të tjerë, Erion Piciri dhe Astrit Sinanaj, më të cilët Basha nuk është takuar ende.

Tv Klan