I vënë nën akuzë se për marrvëshjen me Edi Ramën apo listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit nuk pyeti strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha demokratëve të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit e Prrenjasit se çdo vendim nëse do ta votbesonin sërish do ta marrë duke pyetur më parë anëtarësinë.

“Koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike. Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimmarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për t’u bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”

, tha Basha.

Ndryshe nga rivali i tij në garë i cili e akuzon, Basha ka hallin e karriges dhe jo të ringritjes së Partisë Demokratike. Kryetari i vetëngrirë  thotë se kërkon një mandat të dytë për të vijuar kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor. Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fictive”

, deklaroi kreu i demokratëve.

Në takimin me bazën demokrate Basha iu rikthye akuzave të Kryeministrit Rama, të cilin e bëri përgjegjës për varfërimin e shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij katër vjeçare. TV KLAN