Vendimin e KQZ-së për të mos i hequr mandatit deputetit socialist Armando Prenga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti të orkestruar nga Edi Rama, teksa përshëndeti bashkimin me protestën të disa artistëve dhe studentëve të ekselencës.

Më herët gjatë paradites, Lulzim Basha lëshoi thirrje të forta për nisjen e një lufte pa kthim ndaj qeverisë.  Ai iu drejtua protestuesve me tone të ashpra duke u kërkuar t’i nxjerrin nga zyra e t’i terheqin zvarre zyrtare e drejtues institucionesh. Kercenim te drejtpërdrejtë i bëri drejtorit të Përgjithshëm të Televizioni Publik Shqiptar.

 Gjatë një bashkëbisedimi që pati me sipërmarrësit vendas, Basha i bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë mediat e kapura nga pushteti, ndërsa u tregua i ashpër  edhe me Ambasadorin Amerikan, Donald Lu, të cilit I kërkoi revokimin e vizave për qeveritaret.

Deklarata e bërë një ditë më parë nga Drejtori i Antimafias italiane, Franko Roberti për trefishim të kultivimit dhe trafikimit të drogës drejt Italisë gjatë dy viteve të fundit duhet të ndërgjegjësojë sipas Bashës edhe ata që heshtin përballë këtij fenomeni.

Kreu i opozitës tha se nuk do të ketë kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

///

ORA 12:25

“Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët po vjen, ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët se do vijmë t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do ketë deri sa të fitojnë qytetarët. Thyejini dritaret, ngrihuni protestoni, reagoni. Askush të mos kujtojë se kjo është lojë, se jemi këtu për t’i bërë llogari, për ndryshme vala e ardhshme popullore do t’ju fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore dhe jo një manifestim partiak. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, durimit tonë i ka ardhur fundi, boll me provokime dhe me akte të pahijshme në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve”

.

Basha i ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të reagojnë edhe më shumë dhe nëse është e nevojshme, të përdorin dhe dhunën.

“Nuk do gjeni vrimë miu për t’u futur. Kudo ku jeni, për çdo padrejtësi ndaj çdo qytetari, reagoni, qëlloni me gusht, shpojini gomat e makinave, thyeni xhamat, koha kur populli mund të trajtohet si dele po merr fund. Këtu do jemi deri sa ta mposhtim padrejtësinë. Ne do luftojmë deri në fitore dhe jemi në këmbë. Populli shqiptar nuk ka rrugë tjetër për të marrë në dorë fatin e vet europian”

.

Tv Klan