pd kryesia

Reforma në drejtësi sipas Lulzim Bashës ka vetëm një pengesë.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së:

“Edi Rama”

Nga mbledhja e grupit demokrat, kundërshtarit të tij politik ia ripërsëriti sërish ftesën për dialog.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së:  

“Të dalë e të thotë se e do Reformën në Drejtësi. E ka me të vërtetë, apo e kishtedhe e ka një alibi. I leverdis shantazhi, dosjet që i mban dhe i nxjerr sipas qejfit. Nëse po përsëris ftesën të ulemi e të punojmë me konsensus për një drejtësi të pavarur, por të pakapur politikisht.

Basha ripërsëriti akuzat se qeveria e ka ngritur korrupsionin në sistem. Si shembull solli koncesionin për Check Up-in, atë të targave dhe ngritjen e sistemit online për TVSH-në, për të cilin tha se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Kreu i opozitës paralajmëroi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet nuk do të njohë as koncesionin që po përgatitet per Hidrocentralin e Skavicës, duke thënë se kjo vepër energjetike duhet të mbetet pasuri publike.

Tv Klan