Basha i uron Pashkët besimtarëve të krishterë



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka uruar Pashkët besimtarëve të krishterë nga “Çadra e Lirisë”. Ai ka deklaruar se në këtë ditë të shënuar mbushin plot 60 ditë nga qëndresa në çadër. Basha e ka bërë këtë edhe me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare të Facebook.

Paqja do zbresë në zemrën e çdo shqiptari. Nëpërmjet paqes, bashkimit dhe vendosmërisë. Gëzuar Pashkët gjithë besimtarëve, Zoti i bekoftë shqiptarët!

Kjo është çadra e shpresës për shqiptarët. Bëjmë 60 ditë në çadër, të vendosur për t’i shkuar deri në fund.

Nga kjo çadër rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë”, ka deklaruar Basha.

 

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*