Platformën qeverisëse të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e prezantoi edhe përpara investitorëve italianë, gjatë një takimi ku ishin të pranishëm edhe dy senator të partisë së djathtë italiane.

Ai premtoi se pas ardhjes në pushtet qeveria e re do të rikthejë taksën e sheshtë duke hequr të gjitha burokracitë ndaj biznesit vendas e të huaj, me qëllim rritjen ekonomike dhe papunësinë.

Basha premtoi se revolucioni fiskal do të pasohet edhe me rivendosjen e shtetit ligjor, që sipas tij në tre vjet qeverisje me Ramën ka larguar investitorët e huaj nga Shqipëria.

Ndonëse nuk e përmendi Ministrin e Brendshëm, indirekt garantoi investitorët e huaj se kandidati i tij në këtë detyrë nuk do të ketë lidhje me krimin e bandat e narkotrafikut.

Kreu i demokratëve tha se prioritet i programit ekonomik të qeverisë së tij do të jenë edhe investimet në infrastrukturë, si vijimi I punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, dhe atë të Arbrit./ TV KLAN