Për herë të parë, Lulzim Basha ka deklaruar se po sulmohet nga njerëz pranë miliarderit Xhorxh Soros pasi është mbështetës i Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kreu i demokratëve ka zgjedhur ta bëjë këtë deklaratë jashtë Shqipërisë, në një nga portalet pranë presidentit Donald Trump,

Breitbart News,

gjatë vizitës që zhvilloi në Washington. Në intervistën e tij dhënë për këtë portal, kreu i demokratëve thotë se Kryeministri Rama është investim kryesor i Sorosit në Shqipëri.

“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”. Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan. Rama ka shërbyer si anëtar i bordit të Fondacionit Soros në Shqipëri dhe Soros ka financuar një program 2-vjeçar të hartuar për transformimin politik të vendit”.

Në intervistën e dhënë për

Breitbart News

, kreu i opozitës ka deklaruar se Shqipëria është në rrezik të madh, pasi Kryeministri Rama ka lejuar jo vetëm kanabizimin e vendit, por edhe kapjen e shtetit nga krimi e bandat e rrezikshme.

“Bandat dhe grupet kriminale të lidhura me terroristë kontrollojnë ferma kanabisi dhe organizata të magazinimit dhe shpërndarjes së drogës, duke patur imunitet nga qeveria Rama.”

Në artikullin e

Breitbart News

zbardhet njëherazi edhe axhenda e takimeve të kreut të opozitës në Washington, nga kongresmeni Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; ai Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit dhe  Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.

Tv Klan