Takimin me të rinjtë e Korçës, Kreu i Partisë Demokratike e nisi me një përgjigje për premtimet e Kryeministrit Rama, që të dielën u gjend në të njëjtën zonë.

Nga Peqini, ku u takua me banorë të këtij qyteti, Lulizm Basha ripërsëriti se nuk do të ketë pas zgjedhjeve një marrëveshje për të qeverisur me Edi Ramën.

Basha premtoi se në parlamentin e dalë pas 25 Qershorit nuk do ketë vend për deputetë të inkriminuar.

Në një tjetër takim elektoral në Kamëz, Basha kërkoi votën e shqiptarëve për planin e tij ekonomik, që thotë se garanton punësim e mirëqenie, si dhe ul taksat.

Votën në 25 Qershor, Basha e kërkoi edhe nga banorët e Laprakës, Paskuqanit e Njësisë 4 në kryeqytet, me të cilët ndau programin e tij qeverisës.

Tv Klan