Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se opozita ka marrë mbështetjen e Washington -it për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në ditën e 38 të protestës, kreu i demokratëve ka shuar zërat për një tërheqje të mundshme të opozitës, duke i kujtuar kundërshtarit të tij politik kushtin e panegociueshëm, krijimin e një qeverie teknike.

Basha tha se opozita nuk do të pranojë një drejtësi të kapur nga Kryeministri Rama. Miqve dhe armiqve ndërkombëtarë, siç i cilësoi ai, u kujtoi paktin kushtetues të 22 Korrikut, të prishur sipas tij në mënyrë të njëanshme nga kreu i qeverisë.

Pas bashkëbisedimit për atë që opozita e cilëson si ‘afera CEZ’, kreu i opozitës u takua dhe me aleatët, të cilët  përmes një deklarate të përbashkët konfirmuan unanimisht vendimin për mos regjistrimin si subjekte zgjedhore në KQZ deri në arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë.

Tv Klan

///

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur nga çadra e protestës ku deklaroi se nuk do të pranojë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama. Edhe në ditën e 38-të të protestës Basha nuk kurseu akuzat për Ramën dhe qeverinë e tij.

Nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama le ta dëgjojnë miqtë dhe armiqtë tanë

” tha Basha.

Mafia ndërkombëtare narkomafia shqiptarë të bërë njish me Edi Ramën po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur milionat e aferave korruptive që janë luajtur në kurriz të popullit shqiptar, do të bëjnë gjithçka për të ruajtur miliardat e kanabisit, kokainës e heroinës me të cilën financojnë politikë dhe lobistët e tyre”

Për këtë betejë për këtë kauzë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, largimit të krimit nga politika dhe luftën pa kompromis kundër drogës, po kanë marrë mbështetje totale  në Washginton dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka synim Shqipërinë,  standardin europian. Nuk ka tërheqje sepse do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje do të thotë Shqipëri të republikës së drogës. Do të ketë luftë të vendosur deri në fitore

Gjithashu, Basha nuk ndali akuzat dhe në drejtim të medias, ku tha se

“mediat e blera me paratë e drogës i kanë shpallur luftë popullit shqiptar

”./tvklan.al